Kurbinasit për “rekord” ndaj Bylisit 

Futboll

Kurbinasit për “rekord” ndaj Bylisit 

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 12:29
Kurbinasit për “rekord” ndaj Bylisit 

Laçi regjistroi fitoren e tretë radhazi në ndeshjen e javës së 20-të, duke mundur Partizanin në transfertë.

Një fitore e rëndësishme për ekipin kurbinas, që pas një nisje shumë larg pritshmërive tani e sheh veten shumë pranë zonës europiane.

Trajneri Gentian Mezani e mori drejtimin e skuadrës në dhjetor e që nga ajo kohe ka marrë 5 fitore në 8 ndeshje, ndërsa ka arritur që të sigurojë kualifikimin dhe në Kupën e Shqipërisë në raundin 1/8 pasi mundi Tomorin në të dyja ndeshjet.

Bardhezinjtë ndodhen tani në mesin e tabelës me 29 pikë, dy më pak se Vllaznia e vendit të dytë dhe Partizani që ka të njëjtën kuotë pikësh, ndërsa e shohin Tiranën në një si referencë prej 8 pikësh.

Një ndryshim rrënjësor për Laçin që nga gara për mbijetesë ndodhet tani pranë zonës evropiane.

Kalendari është favorizues për skuadrën nga Kurbini, që do të ketë dy ndeshje radhazi në shtëpi.

Fillimisht skuadra e Mezanit pret Egnatian, ndërsa më pas vizitor është Bylis.

Ndaj rrogozhinasve, bardhezinjtë do të tentojnë fitoren e katërt radhazi në kampionat, statistikë që nuk e ka arritur asnjë prej ekipeve të Superiores në ndeshjet e kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat