Argjentina sinjalizon FIFA-n

Futboll

Argjentina sinjalizon FIFA-n

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 14:27
Messi

Emocionet e Kupës së Botës si ndryshe nga hera e tjera kete here jane me te fresketa duke qene se per here te pare ne histori eshte zhvilluar edicioni ne dimer, pra dhjetor, ne Katar! Argjentina u shpall kampione bote në Katar, duke triumfuar në finale përballë Francës.

Edicioni i ardhshëm do të organizohet në vitin 2026, në Amerikën Veriore, në Meksikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Deri më tani ky është edicioni i fundit që FIFA ka përzgjedhur vendin organizator, ndërsa së fundmi është bërë zyrtare kërkesa për edicionin e vitit 2030.

Argjentina, Paraguai, Uruguai dhe Kili janë bërë bashkë për të sjellë organizimin e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në Amerikën e Jugut pas edicionit 2014.

Tani mbetet për t’u parë nëse FIFA do t’i besoj organizimin e Kupës së Botës këtyre katër shteteve, që do të ishte për herë të parë që Botërori të zhvillohet në katër shtete të ndryshme…

Kupa e Botës FIFA 2026 do të jetë Kupa e Botës e 23-të e FIFA-s, kampionati ndërkombëtar katërvjeçar i futbollit për meshkuj i kontestuar nga ekipet kombëtare të shoqatave anëtare të FIFA-s.

Turneu do të organizohet bashkërisht nga 16 qytete në tre vende të Amerikës së Veriut: Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara do të presin 60 ndeshje, duke përfshirë çdo ndeshje nga çerekfinalet e tutje, ndërsa Kanadaja dhe Meksika fqinje do të presin secila 10 ndeshje, duke bërë gjithsej 80 ndeshje.[1] Turneu do të jetë i pari i organizuar nga tre kombe. Argjentina është kampione në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat