Mallorca frikësohet për Muriqin

Futboll

Mallorca frikësohet për Muriqin

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 16:06
Mallorca frikësohet për Muriqin

Vedat Muriqi vijon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mallorca-s.

Madje edhe kur nuk shënon.

Ai ishte vendimtar edhe në fitoren më të fundit të ishullorëve të dielën e kaluar kundër Realit.

Ishte ai që detyroi Naçon të shkaktonte autogol. Paraqitja mjaft e mirë e bërë prej tij e ka vendosur sulmuesin kosovar në listën e kandidatëve për të fituar trofeun simbolik “Lojtari i javës” në La Liga për javën e 20-të.

Në 19 javët e para në La Liga, lista kryesohet nga sulmuesi i Realit, Robert Levandovski, i cili ka fituar tri herë këtë çmim.

Përveç Muriqit, kandidatë të tjerë për të fituar këtë çmim për javën e 20-të në La Liga janë dhe Isi Palazon (Vajekano), Rafinja (Barcelona), Pere Mija (Vijarreal), Brethuejt (Espanjol) dhe Sanset (Bilbao).

Për momentin votimi kryesohet nga Sanset që ka marrë 29% të votave, ndërsa Muriqi gjendet i treti me 13% të votave. E teksa Muriqi vijon të shkëlqejë me Majorkën, në klubin ishullor besojnë se do ta kenë të pamundur ta mbajnë Muriqin edhe në sezonin e ardhshëm.

Sipas “El Gol Digital”, janë disa klube të interesuar për shërbimet e kosovarit, veçanërisht klube nga Premier Liga në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat