Konflikti Neuer - Nagelsmann ndan “bavarezët”

Futboll

Konflikti Neuer - Nagelsmann ndan “bavarezët”

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 19:35
Konflikti Neuer - Nagelsmann ndan “bavarezët”

Konflikti mes trajnerit të Bayern, Julian Nagelsmann dhe portierit Manuel Neuer ka nisur prej kohësh, por portieri vendoste që t’i jepte Nagelsmann “goditjen” e fundit, pas atyre deklaratave që bëri kundra klubit, pas shkarkimit të trajnerit të portierëve, Toni Tapaloviq.

Sipas asaj çka raportojnë mediat locale, CEO i “bavarezëve”, Oliver Kahn dhe drejtori sportive, Hasan Salihamixhiqi janë në mbështetje të plotë të teknikut gjerman,

Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness është në anën e Neuer, duke prishur kështu balancën brenda “të kuqve”.

Brenda klubit, Hoeness njihet si “kritik” i futbollit që po prodhon Nagelsmann. Ish-presidenti ka gjithashtu një marrëdhënie fantastike me portierin Manuel Neuer, që nga kalimi i 36-vjeçarit te Bayern nga Schalke 04, në vitin 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat