Cassano: Napoli është skuadra më e bukur në Evropë

Futboll

Cassano: Napoli është skuadra më e bukur në Evropë

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 11:57
Cassano

Ish-sulmuesi i njohur italian, Antonio Cassano, mendon se Napoli është skuadra më e bukur në botë.

‘Napolitanët’ janë në rrugën e duhur për ta fituar titullin e kampionit këtë sezon të garave pasi që aktualisht kryesojnë Serie A me 56 pikë, 13-të me shumë së ndjekësi i parë, Interi.

“Napoli është skuadra më e bukur në Evropë. Mund të them njëmijë gjëra për Napolin.

Spalletti ka formuar një ekip perfekt. Napoli është i mrekullueshëm”, ka thënë Cassano.

Ai është i bindur se Napoli do të fitojë Scudetton këtë sezon të garave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat