Ky është formati i ri i Super Ligës Evropiane

Futboll

Ky është formati i ri i Super Ligës Evropiane

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 12:16
Formati i ri i Super Ligës Evropiane

Formati i ri i Super Ligës Evropiane mund të përfshijë plot 80 skuadra.

Bëhet e ditur se qëllimi i vetëm i Super Ligës Evropiane do të bazohet vetëm në të arriturat sportive dhe në asgjë tjetër.

Po ashtu, nuk do të ketë skuadra të përhershme, si dhe secili ekip do të ketë të garantuara minimum 14 ndeshje në sezon.

Super Liga Evropiane do të përbëhet nga divizione të shumta ku pritet të jenë 60-80 skuadra pjesëmarrëse.

Ndërkaq, thuhet se propozimi i ri i Super Ligës dëshiron që ta zëvendësojë plotësisht Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Organizatorët e kësaj gare e kanë fokusuar sulmin e tyre së fundmi te Premier Liga angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat