Asllani do të vijë në Kosovë më 17 shkurt

Futboll

Asllani do të vijë në Kosovë më 17 shkurt

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 18:53
Asllani

Futbollistja me famë botërore, Kosovare Asllani do të vijë në Kosovë në ditën e pavarësisë, më 17 shkurt.

Kjo u konfirmua pas një takimi mes kryetarit të FFK-së, Agim Ademit dhe ambasadorit suedez në Kosovë, Jonas Westerlund/

Kosovare Asllani do të qëndrojë në vendin tonë, më 17 shkurt, në rolin e Ambasadores së Shpresës së Mirë të UNICEF-it.

Pritja e futbollistes me preardhje nga Kosova do të organizohet nga UNICEF-i në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze dhe FFK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat