Stefano Pioli shpjegoi pse Milani, pavarësisht problemeve fizike të Maignan, nuk bleu një portier në janar.
Në konferencën e dhënë së fundmi për mediet, tekniku theksoi se kanë besim te Tatarusanu, ndërsa shtoi se së hpejti pritet edhe rikthimi i francezit.
“Zgjedhja ishte e imja dhe ajo e fushës teknike.
Ne kemi besim te Tatarusanu dhe mendojmë se Maignan mund të kthehet së shpejti,”-tha trajneri “kuqezi”.