Bajrami tregon pse zgjodhi Sassuolon

Futboll

Bajrami tregon pse zgjodhi Sassuolon

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 12:38
Bajrami

Ai tashmë doli në fushë të shtunën e kaluar për fitoren në shtëpi ndaj Atalantës, madje në dy raste ishte afër golit, por dje Nedim Bajrami foli për mikrofonat e “SassuoloChannel”:

“Zgjodha Sassuolon sepse është një klub shumë i rëndësishëm me një trajner që e njihja tashmë. Është një ambient si Empoli, me lojtarë të rinj që dinë të luajnë futboll.

Jam i lumtur që ndodhem këtu”.

Përveç trajnerit Alessio Dionisi, për Bajramin ndër fytyrat e njohura në “Mapei Football Center” janë edhe ish-lojtarë të tjerë të Empolit, pikërisht Frattesi, Marchizza dhe Pinamonti: “Java e parë ishte e mirë, gjeta dy-tre lojtarë që i njihja tashmë.

Vitin e kaluar u takova me Pinamontin tek Empoli dhe shkova shumë mirë me të, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Shpresoj që ai të kthehet sa më shpejt me ekipin”.

Për rolin e tij, futbollisti i kombëtares shqiptare shtoi: “Ndihem si mesfushor-sulmues, por mund të jem edhe mesfushor dhe mbrojtës krahu”.

Pas dy fitoreve të mira ndaj Milanit dhe Atalantës, tani jeshilzinjtë i pret një tjetër ndeshje e komplikuar:

Të dielën ndaj Udinese do të jetë një ndeshje shumë fizike. Ne do të duhet të luajmë lojën tonë dhe të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Më pas flet për kombëtaren: “Kam lindur në Cyrih. Unë kam origjinë shqiptare.

Kam kaluar gjithë sektorin e të rinjve te Grasshoppers, pastaj në ekipin e parë. Më pas kam tri vite e gjysmë në Itali dhe jam shumë i lumtur.

Kam luajtur në ekipin e të rinjve të Zvicrës, më pas më telefonoi trajneri Edy Reja dhe më pyeti nëse doja të bëhesha pjesë e kombëtares së madhe të Shqipërisë.

Fola me familjen time dhe në fund bëra një zgjedhje zemre, Shqipërinë.

Jam krenar që luaj për ngjyrat e kombëtares amë. Mbaj mend debutimin kundër Hungarisë dhe më pas ndeshjen kundër Italisë.

Si fëmijë gjithmonë ëndërroja të isha futbollist dhe të luaja në stadiume të mëdha.

Deri tani, ai që më ka bërë më shumë përshtypje në Serie A është Dybala, shumë i fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat