Edhe shqiptari me shall të bardhë, në nderim të Bllazheviqit

Futboll

Edhe shqiptari me shall të bardhë, në nderim të Bllazheviqit

Nga: K. Goca Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 20:26
Shqiptari Arijan Ademi, i pari në të majtë. 

Mirosllav Çiro Bllazheviqi, ish trajneri i gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina, trajner i disa skuadrave kroate dhe i pari selektor kroat që me Kroacinë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, ka ndërruar jetë pardje, me 8 shkurt.

Futbollistët e skuadrës së madhe kroate, Dinamo, me një shall të bardhë nderuan trajnerin e famshëm.

Mes tyre edhe kapiteni, shqiptari Arijan Ademi, i cili shihet në foto, i pari në të majtë. 

“Lojtarët e Dinamos bënë homazhe për Çiro Blazheviqin, dolën në fushë të veshur me një shall të bardhë”, shkruan media kroate “Veçernj List”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat