Perez nis bisedimet me trajnerin e njohur

Futboll

Perez nis bisedimet me trajnerin e njohur

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 13:16
Perez e Ancelotti

Carlo Ancelotti vazhdon të fitojë trofe dhe të vendosë rekorde në karrierën e tij të jashtëzakonshme si trajner. Italiani festoi fitimin e Botërorit për Klube për herë të tretë.

Reali i Madridit mposhti 5-3 Al Hilal në një finale plot emocione.

Ndërkohë, Ancelotti barazoi Pep Guardiolën dhe Carlos Bianchin me tri suksese në këtë kompeticion.

Federata Braziliane e Futbollit vijon ta cilësojë trajnerin e famshëm si pasardhësin perfekt të Tites.

Ancelotti nuk e ka mohuar dëshirën për të drejtuar pesë herë kampionët e botës, por është nën kontratë.

63-vjeçarit i përfundon kontrata me “Los Blancos” në verën e vitit 2024. Presidenti Perez ka një vlerësim të madh për italianin, por nuk ka ndërmend ta pengojë nëse pranon ofertën e Brazilit.

Shtypi spanjoll shkruan se te Reali e kanë të qartë zëvendësuesin e Ancelottit. I përzgjedhuri është Jurgen Klopp, i cili po kalon periudhën më të vështirë te Liverpooli.

Gjermani ka fituar gjithçka në “Anfield” dhe një telefonatë për të marrë përsipër drejtimin e Realit vështirë ta refuzojë. Por, duhet pritur fundi i sezonit në lidhje me ndryshimet në pankinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat