Thaçi: Fusha ishte jo e nivelit më të lartë

Futboll

Thaçi: Fusha ishte jo e nivelit më të lartë

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 15:34
Thaçi

Drita ka pësuar humbje nga Trepça ’89 me rezultat minimal 1-0.

Trajneri i Dritës, Arsim Thaçi pas ndeshjes ka thënë se skuadrës së tij i mungoi fati, pasi krijuan shumë raste shënimi.

“Në këto kushte e këto rrethana, edhe futbolli është kësisoj.

Kushtet ishin të vështirësuara, nuk na lejuan të ishim ata që jemi në të vërtetë.

“Trepça ’89 e shfrytëzoi një moment dhe shënoi gol.

Ne krijuam shumë raste dhe futbolli i sjellë edhe këto gjëra. Është ndeshja e parë, dhe në ndeshjet e para nuk ka favorit.

I jap komplimente Trepçës ’89 për përgatitjen e fushës pasi kishte bërë maksimumin.

Fusha ishte jo e nivelit më të lartë, por kjo nuk është arsyeja që pësuam në këtë ndeshje”, ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat