Ramizi ia mohon fitoren Zurich-ut

Futboll

Ramizi ia mohon fitoren Zurich-ut

Nga: K. G. Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 18:38
Ramizi

Zurich dhe Winterthur ndajnë pikët në kuadër të javës së 20-të të kampionatit zviceran.

Futbollisti Aiyegun ka shënuar në minutën e 32-të për Zurich-in dhe Samir Ramizi ka barazuar në atë të 39-tën.

Eros Abedini futet në lojë në minutën e 46--të, ndërsa Samir Ramizi u zëvendësua në atë të 57-tën,.

Graniz Lekaj ka luajtur standard për Winterthurin, u ndëshkua me karton të verdhë ë minutën e 62-të.

Fidan Aliti u paraqit standard për Zurich-un dhe u zëvendësua në atë të 46-tën nga Lindrit Kamberi.

Aliti u ndëshkua me karton të verdhë bë minutën e 31-të.

Pas javës së 20-të, Winterthur zë vendin e nëntë me 20 pikë sa ka edhe i fundit Zurich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat