Juventus-Fiorentina ishte një ndeshje mjaft intensive siç pritej. Massimiliano Allegri e jetoi atë me entuziazmin e tij të zakonshëm, i cili përveç nxitjes së djemve të tij duhej të merrej edhe me dikë paksa shumë të revoltuar në tribuna.
Në fakt, trajneri i Juventusit është inatosur dhe jo pak me disa tifozë të skuadrës së Juventusit, fajtor se kane kritikuar lojtarët të tij.
Një situatë sipas tij e papranueshme, në një kohë kur i gjithë ambienti duhet të jetë kompakt.
Ne fund Allegri doli i merzitur dhe revoltuar me disa tifoze: “Po, sepse po shanin Kean prej disa minutash!
Nuk jam dakord me keto gjera, sepse ekipi duhet mbeshtetur dhe sidomos kur po ruan dhe menaxhon nje rezultat”.
Këto janë fjalët e Allegrit i cili ka shfrytëzuar rastin për të dërguar një mesazh për fansat.
Gishti u drejtua atyre që shane disa nga lojtarët e Juventusit:
“Më vjen keq sepse shumica e tifozëve ndihmojnë ekipin sepse e kuptojnë momentin, është dikush që vendos që dikush është i mirë apo i keq pavarësisht si hyn ne fushe.
Ata shane Kean apo De Sciglio, ose Paredes ndonjëherë.
Ata janë lojtarë të Juves dhe të gjithë kanë nevojë, dikush vjen në stadium me idenë për të share dike.
Është mosrespekt ndaj një grupi djemsh që në një situatë të vështirë janë duke bërë gjëra të mira, atëherë nëse bëni një gabim është e drejtë që të ulërini, si me Monzan”.