Bujar Shabani vrapoi mbi 10 kilometra 

Futboll

Bujar Shabani vrapoi mbi 10 kilometra 

Nga: K. G. Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 23:13
Bujar Shabani

Ferizaj ka marrë një pikë në udhëtim, duke luajtur baras (0:0) me Gjilanin, në takimin e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Bujar Shabani ka treguar shpirt luftarak në fushë dhe ka vrapuar më së shumti sipas statistikave të klubit ferizajas.

“Bujari ishte një motor që nuk dinte se çka është lodhja në ndeshjen e ditës së djeshme.

Ai vrapoi mbi 10 kilometra, duke treguar përgatitje të lartë fizike!

Përveç angazhimit, ai e fitoi pothuajse secilin duel ajror me kundërshtarët, për t’i pamundësuar nisjen e aksioneve”, njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat