Xhaka dhe Arsenal nuk i llogarisin “qytetarët” në garën për titull: Ne nuk flasim për ata

Futboll

Xhaka dhe Arsenal nuk i llogarisin “qytetarët” në garën për titull: Ne nuk flasim për ata

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 22:43
Granit Xhaka

Rezultatet e javë së fundit të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League i ka ndryshuar jo pak pozitat e “top 3”-shes së liderave me Manchester United dhe Manchester City, që i janë aftuar jo pak kryesuesve të Arsenal dhe përballje e radhës për “topçinjtë” është pikërisht kundër “qytetarëve” të Pep Guardiolës.

Deri më tani, Arsenal ka grumbulluar plot 51 pikë, 3 më shumë se City i vendit të 2-të dhe 5 më shumë se United i vendit të 3-të. Mirëpo në rast fitoreje të “qytetarëve” në përballjen e së mërkurës mbrëma do të ishin ata që do rrëmbenin kreun edhe pse me 1 ndeshje më shumë se Arsenal.

Mirëpo, “lideri” i mesfushës së “gunners”, Granit Xhaka në fjalën e tij për mediat në virgjilje në përballjes me Manchester City është shprehur se tek Arsenal nuk e përmendin fare kundërshtarin në fjalë.

“Nëse jemi të sinqertë, ne nuk flasim për ata (Cityn). Jemi të përqendruar te vetvetja, ndeshje pas ndeshjeje. Ndaj Brentford, nuk fituam, morëm një pikë. Dhe e mërkura është ditë e madhe, për ata, për ne. Të shohim”,- është shprehur Xhaka.

Kujtojmë se, Arsenal është në një formë relativisht të dobët pas humbjes në kampionat 1 me 0 ndaj Everton dhe barazimit 1 me 1 në shtëpi ndaj Brentford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat