Liverpooli demolon Manchester Utd që prek fundin e tabelës, Pochettino debuton keq

Futboll

Liverpooli demolon Manchester Utd që prek fundin e tabelës, Pochettino debuton keq

Nga: K.G. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 17:50
Në minutën e 10-të, futbollisti hungarez Dominik Szoboszlai ekzekutoi në mënyrë fantastike goditjen e lirë nga rreth 17 metra

Trajneri Mauricio Pochettino debutoi në pankinën e Manchester Unitedit në mënyrën më të keqe të mundshme, duke pësuar humbje të thellë me rezultat 4:0 nga Liverpooli, në ndeshjen kryesore të javës së 11-të të Premier League.

Në një atmosferë të zjarrtë në “Anfield”, Liverpooli u tregua kundërshtar i papërballueshëm për mysafirët.
Liverpooli diktoi ritmin e lojës dhe pati edhe epërsinë numerike në fushë, pasi gjyqtari Samuel Barrott nuk hezitoi ta ndëshkonte me karton të kuq futbollistin e Manchester Unitedit, Leny Yoro, pas një ndërhyrjeje të palejuar. Unitedi mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e tetë.

Manchester United prek fundin e tabelës, duke u renditur në vendin e parafundit (të 19-tin) me tetë pikë, ndërsa Liverpooli zë vendin e katërt me 21 pikë.

Në minutën e 10-të, futbollisti hungarez Dominik Szoboszlai ekzekutoi në mënyrë fantastike një goditje të lirë nga rreth 17 metra, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës për rezultatin 1:0.

Vetëm tre minuta më vonë, Florian Ëirtz realizoi nga afërsia, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të portës për rezultatin 2:0.

Në minutën e 66-të, Rio Ngumoha vulosi fitoren e Liverpoolit, duke shënuar nga afërsia për rezultatin 3:0.

Në minutën e 82-të, Victor Munoz (Liverpool) realizoi edhe golin e katërt, duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 4:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat