Gati të zyrtarizohet sërish në Premier League

Futboll

Gati të zyrtarizohet sërish në Premier League

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 15:17
Jesse Marsch

Jesse Marsch është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Southamptonit.

Për trajnerin, i cili u largua nga Leeds United, duket se periudha e pushimeve do të zgjasë shumë pak, për  arsye se 49-vjeçari do të rikthehet të drejtojë përsëri në Premier League.

Mediet britanike bëjnë me dije se bisedimet mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit me origjinë amerikane kanë ecur në mënyrën e duhur dhe zyrtarizimi mund të vijë së shpejti.

Marsch u largua nga drejtimi i Leeds United pas humbjes në Premier League, që pësoi nga Nottinghami, me rezultatin minimal 1-0.  Ai e drejtoi Leedsin për 37 ndeshje, ku arriti 11 fitore, 10 barazime dhe 16 humbje.

Në anën tjetër, Southamptoni largoi nga drejtimin Nathan Jones, pas disfatës së fundit në shtëpi përballë Wolves me rezultatin 1-2.

“Shenjtorët” aktualisht ndodhen në vendin e fundit në renditje me 15 pikë pas 22 ndeshjesh.

Në tri sfidat e fundit në Premier League, Southamponi ka pësuar tri humbje, gjë së solli edhe largimin e Jones nga drejtimi i ekipit.

Objektivi mbijetesë pritet t’i ngarkohet trajnerit Marsch, i cili ia doli mbanë në sezonin 2021/2022 të shpëtonte Leedsin nga rënia, pasi e mbylli në vendin e 17-të në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat