A ka marrëveshje mes PSG-së dhe Chelseas?

Futboll

A ka marrëveshje mes PSG-së dhe Chelseas?

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 14:19
Neymar

PSG dhe asi brazilian Neymar raportohet se po shkojnë drejt ‘divorcit’.

Sulmuesi brazilian nuk po kalon periudhë të mirë në Paris, dhe humbja e parisienëve nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, ka vënë në dyshim të ardhmen e Neymarit në ‘Parkun e Princave’.

E ardhmja e ish-yllit të Barcelonës mund të jetë në Premier League.

Todd Boehly, pronari i Chelsea, pasi ka paguar tashmë 500 milionë stërlina përforcime për skuadrën, dëshiron të sjellë edhe kampionin brazilian në Londër.

Sipas “Le Parisien”, manjati amerikan do të ishte takuar me shefin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi në Paris të martën për të folur për një transferim të mundshëm të sulmuesit verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat