Përgjigjja e tij habiti jo pak

Futboll

Përgjigjja e tij habiti jo pak

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 15:48
Gerard Pique

Gjatë një interviste me tiktokerin e famshëm, John Nellis, ish-futbollisti Gerard Pique ka pranuar se nuk e ka uruar Leo Messin pas fitimit të Kupës së Botës

Ish-lojtari i Barcelonës justifikohet duke thënë se nuk e ka parë Botërorin dhe ka dashur të shkëputet nga bota e sportit.

Ka kohë që spekulohet për një marrëdhënie të keqe mes Messit dhe Piques pas largimit të argjentinasit nga Barça.

Kampioni i botës në vitin 2022 mendon se Pique luajti një rol të rëndësishëm në largimin e tij duke ia bërë të qartë Laportës se Messi duhet të largohej nga klubi.

‘Tiktoker’ e pyeti nëse e uroi argjentinasin pas fitores së Kupës së Botës. Përgjigjja e tij habiti jo pak.

”Jo në të vërtetë. Muajt ​​e mi të fundit kanë qenë të vështirë dhe më duhej të shkëputesha.

Nuk kam parë asnjë ndeshje të Kupës së Botës, vetëm finalen dhe jo të gjithë ndeshjen".

Pique u tërhoq nga futbolli pak para ngjarjes së madhe të FIFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat