Uzuni drejt transferimit te skuadra e madhe spanjolle

Futboll

Uzuni drejt transferimit te skuadra e madhe spanjolle

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 16:33
Uzuni

Myrto Uzuni është kthyer në një nga emrat më të ndjekur në Spanjë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare po shkëlqen me golat që po shënon me rregullsi te Granada dhe kjo e ka bërë atë jo vetëm golashënuesin më të mirë të La Liga 2, por edhe një nga emrat më të kërkuar në merkato.

Mediat spanjolle aludojnë prej ditësh për destinacionin e radhës të sulmuesit shqiptar, i cili ka shumë admirues dhe shihet si përforcim për ekipe me emër në La Liga.

Granada nuk do ta lërë të largohet pa siguruar ngjitjen më lart, pasi kështu vlera e tij shkon në 25 milionë euro në bazë të klauzolës që ka në kontratë.

Por janë disa klube që janë gati të investojnë për futbollistin beratas, për të përforcuar repartin e avancuar pasi e shohin si një lojtar të gatshëm për La Liga.

Mediat spanjolle sot kanë publikuar lajmin se një trajner që kërkon me çdo kusht Uzunin është Manuel Pelegrini, i cili e sheh si përforcimin e duhur për Betisin e tij.

Ish-trajneri i Real Madrid dhe Mançester Sitit, ka arritur të kthejë Betisin përsëri në lavdinë e dikurshme duke e bërë pretendente për të firuar trofe dhe për të luajtur në Ligën e  Kampioneve.

Ndaj ai kërkon lojtarë cilësorë që të përmirësojë ekipin e tij në verë dhe Uzuni është një nga emrat e piketuar, për të cilin klubi është gati të bëjë çmendur, ndoshta edhe të paguajë klauzolën që ka vendosur Granada për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat