Cristiano Ronaldo ka bërë dy asiste të jashtëzakonshme brenda zonës për t’i dhënë avantazh Al-Nassr kundër Al-Taawoun te premten
Duke luajtur në Pro Ligë të Saudisë, 37 vjeçari mori një top në pjesën e tij para se të bënte një pasim brilant pas mbrojtjes së tij për futbollistin Abdulrahman Ghareeb i cili përfundoi aksionin për rezultat 1-0 në minutën e 17.
Derisa Ronaldo tashmë ka shënuar pesë gola në katër ndeshje para paraqitjes së tij të fundit – përfshirë katër gola në ndeshjet e fundit – ky ishte asisti i tij i parë.
Edhe në pjesën e dytë Ronaldo bëri një asist, kësaj here për Al Oujami në minutën e 78 derisa skuadra e tij fitoi me rezultat 2-1.
Pas kësaj ndeshje, Al – Nassr do të udhëtojë në Damak më 25 shkur ku do të luajë ndeshje e radhës në ligë.