Perishiç: Ndeshja e dytë kundër Milan do të jetë krejtësisht ndryshe

Futboll

Perishiç: Ndeshja e dytë kundër Milan do të jetë krejtësisht ndryshe

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 23:03
Ivan Perishiç

Ivan Perishiç pret që Tottenham të tregojë kualitetin e tyre në ndeshjen e dytë në Ligën Kampionëve në 1/8-ën kundër Milan.

Kuqezinjtë siguroi fitore 1-0 kundër Spurs në Giuseppe Meazza të martën, me Brahim Diaz që shënoi me kokë në minutën e 7-të, gol që i dha atyre fitore në San Siro.

Duke marrë në konsideratë se të dy skuadrat janë duke kaluar në një formë të dobët, fitorja e Milan do ta rrisë besimin, duke i vënë ata në këmbë të mbarë në ndeshjen e dytë kundër Tottenham Hotspur.

Duke folur Sky Sports Italia, Perishiç reflektoi në atë çfarë shkoi keq kundër Milan dhe si Tottenham do t’i kundërpërgjigjet në ndeshjen e dytë.

“Ne e dimë që do të jetë një ndeshje e fortë, para 80 000 tifozëve.

Milan ia doli mirë, por në ndeshjen e dytë në Londër do të jetë tërësisht ndryshe.

Ne nuk treguam vlerën tonë, neve na mungoi konkretizimi i sulmeve”.

Sulmuesi kroat mandej ka folur për trajnerin Antonio Conte, i cili doli kundër mjekëve vetëm që të jetë në dispozicion për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Perishiç fitoi titullin me Interin ku e drejtonte Conten në sezonin 2020/21.

“Të gjithë e dinë se si ai funksionon.

Ai ishte i fuqishëm si një futbollist dhe ai është i fuqishëm si një trajner.

Mësova shumë nga ai, ne fituam titullin, diçka fantastike që nuk do ta harrojë kurrë”.

“Tasni, ne kemi shumë ndeshje në Premier Ligë, ne do të përpiqemi që të fitojmë sa më shumë që mundeni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat