Sipas asaj që raporton “Sportmediaset”, Milani është vënë në gjurmët e Janis Kostantelias.
Aq i madh është interesi për djaloshin e lindur në vitin 2003, sa që kuqezinjtë janë të gatshëm të paraqesin një ofertë prej dhjetë milionë eurosh.
Drejtori teknik, Paolo Maldini, thuhet se ka pasur kontakte me drejtorin e zonës teknike të PAOK-ut, Zhoze Botos.
Në çdo rast, “Djalli” nuk do të ishte i vetëm në këtë garë për talentin grek, pasi edhe Sevilja dhe Salcbugu ia kanë vënë sytë e mesfushorit dhe kanë paraqitur, përkatësisht, oferta prej 10 dhe 7 milionë eurosh.
Duhet të llogaritet edhe qëndrimi i klubit grek, i cili kërkon nga 15 deri në 20 milionë euro për të shitur Kostanteliasin.