FIFA dhe UEFA, gati ta ndëshkojnë Barcelonën

Futboll

FIFA dhe UEFA, gati ta ndëshkojnë Barcelonën

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 14:27
Laporta

Rasti i Barcelonës duket se nuk kapërdihet lehtë gjithandej.

Gjithçka nisi me zbulimin e pagesave të dyshimta të presidentit Laporta për llogari të ish-nënkryetarit të komitetit të arbitrazhit spanjoll, Negreira.

Pasi presidenti i La Liga-s, Tebas tha se nuk do të merreshin masa disiplinore ndaj Blaugranëve, sipas burimeve spanjolle, Barcelona tani do të rrezikonte sanksione nga UEFA dhe FIFA.

Këtu nuk përjashtohet as zbritja e mundshme nga La Liga, as përjashtimi nga Kupat e Europës.

Deklaratat e sipërpërmendura të presidentit Tebas rrjedhin nga një ligj spanjoll, i cili parashikon parashkrimin në raste të tilla tri vite pas incidentit.

Megjithatë, ky ligj nuk zbatohet në fushën evropiane dhe ndërkombëtare.

Kështu, FIFA dhe UEFA po diskutojnë nëse do të fillojnë hetimet e tyre në rast se RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) nuk ndërhyn.

Ndër sanksionet e mundshme është edhe humbja (zbritja) e pikëve në kampionat, sikurse ndodhi me Juventusin në Serie A, kur iu reduktuan 15 pikë nga renditja aktuale e kampionatit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat