Cikalleshi shënon përsëri në Arabinë Saudite

Futboll

Cikalleshi shënon përsëri në Arabinë Saudite

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 17:35
Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi ka gjetur ritmin e duhur në kampionatin e Arabisë Saudite dhe po shënon me rregullsi me Al Khalej, duke e ndihmuar ekipin e tij që të luftojë për mbijetesën në elitë.

Sulmuesi është kthyer në emrin kryesor të sulmit të kësaj skuadre dhe në vitin 2023 po e tregon më së miri këtë gjë duke tundur rrjetën me vazhdimësi.

Ashtu ka bërë edhe sot, në takimin kundër Damac, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Cikalleshi tregoi se është një “snajper” i vërtetë nga jashtë zonës teksa me një gjuajtje perfekte ia doli që të mposhte portierin duke e çuar topin ku ai nuk mund ta arrinte, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij në pjesën e parë të ndeshjes.

Më pas, ai dyfishoi shifrat në limitet e pjesës së parë duke realizuar një penallti.

Kështu, ai arriti kuotën e pesë golave në kampionatin e Arabisë Saudite, teksa ka shënuar një gol edhe në Kupën e Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat