United vendos çmim marramendës për Rashfordin

Futboll

United vendos çmim marramendës për Rashfordin

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 10:27
Marcus Rashford

Manchester United ka vendosur një çmim prej 135 milionë eurosh për hajmalinë e momentit, Marcus Rashford, pasi duan të pengojnë interesimin nga PSG-ja dhe Real Madridi.

25-vjeçari ka qenë në formën e karrierës së tij që kur klubi u rikthye pas Kupës së Botës, por statusi i tij i kontratës nënkupton që e ardhmja e tij afatgjatë në klub është në dyshim. Marrëveshja aktuale e anglezit skadon vitin e ardhshëm, me bisedimet në vazhdim për një zgjatje. Nëse të dy palët nuk arrijnë në një marrëveshje, klubi mund të detyrohet ta shesë atë gjatë verës.

Rashford aktualisht po shijon sezonin më të mirë të karrierës së tij duke shënuar 22 herë në të gjitha garat këtë sezon. Paraqitjet e tij kanë tërhequr natyrshëm vëmendjen nga i gjithë kontinenti.

Megjithatë, United nuk janë të përgatitur të humbasin Rashfordin me çmim të ulët dhe zyrtarët e klubit kanë vendosur një çmim prej 135 milionë euorsh për të, sipas The Daily Star.

Rashford tani ka shënuar 14 gola në 16 ndeshjet e tij të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat