​Ndeshje derbi në xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës

Futboll

​Ndeshje derbi në xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Në mesjavë Superliga e Kosovës do ta vazhdojë ecurinë me ndeshjet e xhiros së 21-të ku nuk do të mungojnë përballje tejet interesante.

Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, aty ku do të ballafaqohen Prishtina dhe Drita, në kryendeshjen e kësaj xhiroje.

Kjo sfidë do të zhvillohet më mërkurën, me fillim nga ora 13:00. Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar zhvillohen edhe dy sfida të tjera ku ballafaqohen Drenica-Gjilani dhe Malisheva-Ferizaj.

Ndërsa, e enjtja e 23 shkurtit vjen me dy ndeshjet përmbyllëse të kësaj gjiroje. Dukagjini e pret Llapin në Kline, kurse Trepça ’89 ballafaqohet me kamponin në fuqi, Ballkanin.

Pas 20 xhirove, tabelën e kryeson Ballkani me 44 pikë, i ndjekur nga Drita me 41 dhe Gjilani me 29 sosh.

Në zonën e rrezikshme renditen Malisheva me 20 pikë, aq sa ka edhe Drenica, ndërsa tabelën e përmbyllë Ferizaj me 17 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat