Rummenigge: Jemi kundër Superligës Europiane

Futboll

Rummenigge: Jemi kundër Superligës Europiane

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 22:38
Rummenigge

Një nga temat më të nxehta në botën e futbollit është dhe krijimi i “Superligës”, me Barcelonën, Juventus dhe Real Madrid, të cilët janë 3 klubet kryesore.

Për këtë çështje ka folur dhe legjenda e futbollit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge në një intervistë për “Corriere dello Sport”.

“Unë jam totalisht kundër Superligës.

Nuk është rastësi që ideja lindi në tre klube me probleme të mëdha likuiditeti. Ata synonin të merrnin shpejt të ardhura të konsiderueshme.

Tani propozimi i Superligës ka shkuar nga 20 në 80 ekipe, por futbolli nuk do të mund t’i rezistonte një përmbysjeje kaq radikale.

Çfarë duhet ndryshuar përkundrazi dhe shpejt. Fair Play Financiar do të duhet të jetë më i rreptë.

Klubet janë vazhdimisht nën presionin e tifozëve dhe mediave që kërkojnë prej tyre të shpenzojnë dhe shpenzojnë.

Por futbolli është industria e vetme që prodhon vetëm humbje”, është shprehur Rummenigge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat