Egnatia mposht me përmbysje Bylisin në “Adush Muça”

Futboll

Egnatia mposht me përmbysje Bylisin në “Adush Muça”

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 15:38
Pamje nga ndeshja

Egnatia ka mposhtur në transfertë Bylisin me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.

Pjesa e parë nuk kishte shumë raste dhe u mbyll pa gola.

Gjithccka ndryshoi pjesën e dytë me ballshiotët që gjetën golin e avantazhit në minutën e 47’ me Lajthian.

Në minutën e 56’ Xhekson vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas pak minutash Duamena dyfishoi shifrat pas një goli me kokë.

Në minutën e 83’ Atanda shënoi golin e tretë për ekipin duke bërë që të shpërthente festa.

Por pas 4 minutash Trumçi riktheu shpresat tek ballshiotët duke shënuar golin e dytë për ekipin e tij.

Me këtë fitore Egnatia ruan vendin e 4 por shkon në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Bylisi zbret në renditje, përkatësisht në vendin e 9- të me 26 pikë.

BYLIS 2:3 EGNATIA

47′ Lajthia, 87′ Trumçi  / 56′ Xhekson, 63′ Duamena, 83′ Atanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat