Struga Trim Lum pa trajner 

Futboll

Struga Trim Lum pa trajner 

Nga: K. G. Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 16:47
Srgjan Zaharievski

Srgjan Zaharievski nuk është më trajner i Strugës Trim Lum, lider i Kampionatit të Maqedonisë së veriut në futboll.

Këtë e ka bërë të ditur klubi strugan, i cili ka theksuar se e kanë  ndërprerë bashkëpunimin me Zaharievskin, ndërprerje që vjen krejtësisht e papritur dhe e paparalajmëruar.

Struga TL mbetet në krye të tabelës edhe pas këtij turi, falë humbjes së Shkupit në Kratovë, por duket se vendimtare për ndarje ishin dy barazimet ndaj Tikveshit dhe ndaj Makedonija GP.

Zaharievski ishte në pankinën e Strugës TL për tre sezone.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat