Cancelo: Janë një familje e dytë!

Futboll

Cancelo: Janë një familje e dytë!

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 16:55
Cancelo

Joao Cancelo u largua në merkaton e janarit nga Manchester City për t’u transferuar tek Bayern Munich me anë të formulës së huazimit.

Një lëvizje e papritur e portugezit që besohet të ketë ardhur për shkak të thyerjes së raportit mes tij dhe teknikut Pep Guardiola.

Megjithatë, anësori është i gatshëm të rikthehet në Angli teksa ssë fundmi shprehet se The Citizens janë si një familje e dytë për të.

“Tek Manchester City krijova një familje të dytë, Bernardo Silva u kthye në një nga miqtë e mi më të mirë dhe është ai personi që më mungon më shumë. Ishte si psikologu im, pasi sa herë kisha një shqetësim shkoja dhe flisja me të.

Po ashtu është edhe me Ruben Dias.

Në Angli unë vijoj të bëj tifozllëk për Manchester City dhe shpresoj që në fundin e sezonit të fitojnë titullin.

City ka një grup fantastik, më i miri me të cilin kam punuar.

Gjithçka në jetë ka një fund, por edhe mund të rikthehem te City, nuk i dihet kurrë”, u shpreh Cancelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat