Ronaldo uron Messin për çmimin e më të mirit nga FIFA

Futboll

Ronaldo uron Messin për çmimin e më të mirit nga FIFA

Më: 1 mars 2023 Në ora: 16:59
Ronaldo

Lionel Messi u kurorëzua si lojtari më i mirë i meshkujve në 2022 The Best FIFA Awards, teksa mori disa fjalë urimi nga Ronaldo Nazario.

Messi dhe gruaja e tij, Antonela Roccuzzo u përshendetën me legjendën braziliane në ndarjen e çmimeve të FIFA-s në Paris dhe u ndalën për një bisedë.

Ronaldo e uroi Messin për fitoren e tij në Kupën e Botës 2022 me Argjentinën në një natë kur ylli i Paris Saint-Germainit mori çmimin e lojtarit më të mirë të meshkujve.

Ai i tha Messit: “Urime për Kupën e Botës, sa bukur.

Ti e meriton. Jam shumë i lumtur për ty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat