Mesfushori kalon Messin dhe vendos rekord

Futboll

Mesfushori kalon Messin dhe vendos rekord

Më: 2 mars 2023 Në ora: 14:16
Busquets

Nëse do të jetë titullar, ose do të aktivizohet si zëvendësues nga stoli, “Klasikja” e sotme kundër Realit të Madridit do të jetë historike për kapitenin e Barcelonës, Serxhio Buskets.

Me “Klasiken” e Superkupës së Spanjës në janar, Buskets barazoi shifrat e Serxho Ramos (Real) dhe Leo Mesit (Barça) si lojtarët që e kanë luajtur më shumë këtë duel, plot 45 herë.

Por që nga mbrëmja e sotme, “Klasikja” pritet të ketë një mbret të ri dhe ai do të jetë Buskets, që pritet të luajë për herë të 46-të një përballje të tillë.

E të mendosh që në horizont janë dhe dy të tjera, ajo e 19 marsit në la Liga dhe ajo e 2 prillit në Kupën e Mbretit, ndeshja e kthimit në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat