Sergi Roberto mbetet te Barcelona deri më 2024

Futboll

Sergi Roberto mbetet te Barcelona deri më 2024

Më: 3 mars 2023 Në ora: 23:28
Sergi Roberto

Barcelona dhe Sergi Roberto kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2024.

Sipas klubit katalanas cilido klub që dëshiron ta blejë futbollistin paraprakisht duhet të derdhë 400 milionë euro në xhirollogarinë e Barcelonës. 

Sergi Roberto ka debutuar për Barcelonën në vitin 2010 dhe deri tash ka bërë 339 paraqitje për klubin.

Triumfi i fundit ndaj Real Madridit në Superkupën e Spanjës e çoi numrin e tij të trofeve në njëzet e katër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat