Devolli: Pjesa e parë nuk më pëlqeu

Futboll

Devolli: Pjesa e parë nuk më pëlqeu

Më: 5 mars 2023 Në ora: 11:59
Devolli

Në ndeshjen e tij të parë pas rikthimit te Drenica, trajneri Bledar Devolli mori një fitore të madhe në luftën për mbijetesë.

Drenica mposhti Ferizajn me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Archange Bintsouka – Koxy.

“Jam i lumtur që u ktheva në Skenderaj. E mora drejtimin e skuadrës me shumë qejf.

Këtu ndihem si në shtëpi.

Besoj që është e rëndësishme që e fituam ndeshjen”.

“Fituam dhe pikët janë të rëndësishme.

Pjesa e parë nuk më pëlqeu, mezi prisja të mbaronte.

Në pjesën e dytë e rritëm lojën dhe shënuam golin. Kundërshtarin e detyruam të luante me topa të gjatë.

Jam i lumtur dhe i kënaqur me rezultatin, por më shumë jam i lumtur për çunat”, ka thënë Devolli.

Pas kësaj fitoreje Drenica është në vendin e tetë me 23 pikë, ndërsa Ferizaj kthehet në pozitën e fundit me 21 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat