Nunez e fiton çmimin e lojtarit të muajit te Liverpooli

Futboll

Nunez e fiton çmimin e lojtarit të muajit te Liverpooli

Më: 10 mars 2023 Në ora: 11:30
Darwin Nunez

Darwin Nunez e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit shkurt te Liverpooli.

Ylli uruguaian e fiton çmimin në fjalë për herë të dytë këtë sezon, pasi që kryesoi votimin nga tifozët në faqen zyrtare të Liverpoolit.

Në votim, Nunez përfundoi para tinejxherit, Stefan Bajcetic dhe ylli egjiptian, Mohamed Salah.

Pasi që e morri çmimin në qendrën stërvitore “AXA”, Nunez falënderoi tifozët për përkrahjen që i kanë treguar.

“Fillimisht, dua t’i falënderoj të gjithë tifozët sepse kur filloni të bëni përgatitjet para ju veçse e dëgjoni emrin tuaj duke u kënduar nga tifozët, është e mahnitshme dhe më jep emocione të mëdha.

Unë kurrë nuk kam dëgjuar diçka të tillë më parë. Është vërtet e mrekullueshme për mua dhe gruan time gjithashtu. Madje ajo më ka thënë: ‘Është e pabesueshme se si të mbështesin dhe janë gjithmonë pas teje’. Ajo gjithmonë më thotë se kur kam pasur pak vështirësi me formën në ndeshjet e para, tifozët gjithmonë kanë treguar mbështetjen e tyre për mua.

Ata kurrë nuk hoqën dorë nga unë dhe ishin gjithmonë me mua. Tani është e gjitha për t'i falënderuar ata dhe për t'i bërë këta tifozë sa më të lumtur", tha Nunez.

Nunez bëri katër paraqitje për Liverpoolin në muajin shkurt, duke shënuar dy gola dhe duke regjistruar një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat