Real Madrid, hapet sërish dera për Haaland

Futboll

Real Madrid, hapet sërish dera për Haaland

Më: 10 mars 2023 Në ora: 22:57
Erling Haaland

Real Madridi ka probleme serioze për të zgjidhur mangësitë në qendër të sulmuesit, dhe pikërisht protagonisti aktual i sulmit të skuadrës është Karim Benzema.

Mesa duket rinovimi i francezit është paralizuar për një arsye të veçantë dhe siç e ka publikuar pak orë më parë Fichajes.net, ylli francez ka kërkuar më shumë para.

Duket se këto rrethana nuk i pëlqejnë Real Madridit dhe për këtë arsye për momentin nuk ka asnjë shenjë rinovimi mes dy palëve.

Kujtojmë që Karim Benzema i përfundon kontrata në fund të sezonit, ndaj nëse nuk do të ketë marrëveshje të menjëhershme, përveç faktit që francezi do të largohej si lojtar i lirë, klubi madrilen do të detyrohej të nënshkruante jo vetëm me një, sulmues por me 2.

Me këto probleme në tavolinë, Real Madrid mund të konsiderojë të bëjë gjithçka për nënshkrimin e Erling Haaland.

 Lojtari i Manchester City ka qenë prej kohësh një nga dëshirat e Florentinos Perez dhe me largimin e Benzemas mund të vijë koha ideale për ardhjen e tij.

 U fol për vitin 2024, por e vërteta është se këto rrethana të papritura mund të detyrojnë Los Blancos të lëvizin para kohe për të marrë norvegjezin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat