Skandali, rrezikon 2 vite burg

Futboll

Skandali, rrezikon 2 vite burg

Më: 11 mars 2023 Në ora: 13:14
Pep Guardiola e Kyle Walker

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thyer heshtjen në lidhje me skandalin e fundit në të cilin është përfshirë ylli i tij Kyle Walker.

Mbrojtësi i Mançester Sitit u pa të kryente gjeste të turpshme në publik (në një bar ku ndodhej të dielën me miqtë e tij, 24 orë pasi ai ndihmoi “Qytetarët” që të fitonin kundër Njukasëllit në kampionat).

Kamerat e barit e shfaqën në intimitet me një vajzë për rreth 90 minuta, e cila nuk ishte gruaja e tij, ndërsa 32-vjeçari ekspozoi disa herë edhe pjesët intime, duke bërë që policia të niste një hetim.

Por trajneri katalanas, në konferencën për shtyp të së premtes përpara ndeshjes së sotme me Kristal Palasin, nuk u ndal gjatë në këtë temë.

REAGIMI – Guardiola e cilësoi një çështje private, e cila po diskutohet brenda klubit, edhe pse lëshoi një paralajmërim për lojtarët e tij se duhet të tregohen të kujdesshëm, sepse janë gjithnjë në qendër të vëmendjes:

“Kjo është një çështje private. Ne i zgjidhim ato brenda klubit. Ky nuk është një vend për të folur për situatën private”.

Pastaj edhe paralajmërimi për lojtarët e rinj sesi ata duhet të sillen jashtë fushe për të mos u bërë pjesë e skandaleve: “Ata e dinë. Kur hap derën e shtëpisë duhet të dish që do të filmohesh.

Është pjesë e shoqërisë”.

Dy oficerë policie shkuan për të biseduar me stafin e barit në Mançester dhe mund të marrin në pyetje edhe mbrojtësin. Për shfaqje të turpshme në ambiente publike ai rrezikon maksimumi 2 vite burg. Futbollisti duket që është në gjendje të dehur.

Video e tregon babanë e katër fëmijëve në momente që kanë shqetësuar gruan e tij Anie, e cila ende nuk ka bërë një reagim publik për ngjarjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat