Tottenham në kërkim të një trajneri

Futboll

Tottenham në kërkim të një trajneri

Më: 11 mars 2023 Në ora: 14:12
Thomas Tuchel

Tottenham në kërkim të një trajneri!

Të shumta kanë qenë aludimet për të ardhmen e teknikut gjermant Thomas Tuchel, ku ndër ekipet më të përmendura për të nënshkruar dhe strategun 49-vjeçar, janë Inter dhe “gjigandët” francez të Paris Saint-Germain.

Mirëpo, ditët e fundit në media po qarkullon dhe një hipotezë tjetër dhe më konkretisht bëhet fjalë për pankinën e Tottneham, me tekniku italian Antonio Conte, që pritet të largohet nga “Ëhite Heart Lane”, në fund të këtij sezoni.

Sipas mediave angleze, gjermani ka disa “kushte” për të marrë në dorë udhëheqjen e Spurs, ku kriteri i parë dhe më i rëndësishëm është pjesëmarrja në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm dhe me Liverpool e Chelsea, “të etura” për një biletë në zonën Champions, duket se ky rrugëtim nuk do jetë aq i lehtë sa pritej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat