Xhaka: Nuk u mbrojtëm mjaftueshëm mirë

Futboll

Xhaka: Nuk u mbrojtëm mjaftueshëm mirë

Më: 12 mars 2023 Në ora: 11:53
Granit Xhaka

Granit Xhaka këmbëngul se askush nuk do të mendojë për nivelin e lojës së Arsenalit në rast se “Topçinjtë” e mbyllin duke fituar trofe.

Pas barazimit 2-2 në Lisbonë me Sportingun, në ndeshjen e vajtjes së 1/8-ave të Ligës së Europës, londinezët fokusin e tyre e spostojnë në kampionat, atje ku do të luajnë një derbi me Fulhamin të dielën.

Aktualisht ata kryesojnë +2 pikë nga Mançester Siti i vendit të dytë, ndërsa kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Europës duhet ta diskutojnë në ndeshjen e kthimit në “Emirates”.

Në Lisbonë skuadra e Artetës nuk arriti të dominonte, por Xhaka tha: “Unë kam një tjetër mendim.

Shikoni rezultatet e ndeshjeve të fundit, ne i kemi fituar ato.

Duhet të respektojmë të gjithë kundërshtarët, edhe nëse Bornmëthi nuk është në krye të klasifikimit.

E dimë sesa e vështirë është të luash kundër tyre.

Në Premier Ligë, luan kundër të parit apo të fundit, është e njëjta gjë.

Është e vështirë. Por për sa kohë ti merr rezultatin, askush nuk do të pyesë sesi luajte në fund të majit”.

Trajneri spanjoll tha pas barazimit me Sportingun se Arsenali duhet ta përmirësojë lojën e tij për të rivalizuar me skuadrat më të mira:

“Është e vërtetë që është diçka që ne duhet ta përmirësojmë shumë nëse duam që të vazhdojmë të fitojmë ndeshje.

Kur pëson dy gola të thjeshtë siç bëmë ne jashtë fushe në Europë, është shumë e vështirë të marrësh një rezultat pozitiv.

Ne dhuruam shumë topa të thjeshtë.

Nuk u mbrojtëm mjaftueshëm mirë dhe duhet të bëjmë më mirë kundër kundërshtarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat