Infantino konfirmohet në krye të FIFA-s

Futboll

Infantino konfirmohet në krye të FIFA-s

Më: 16 mars 2023 Në ora: 11:08
Infantino

Gianni Infantino është konfirmuar presidenti i FIFA-s. Italo-zvicerani  mori mandatin e tretë si kreu i futbollit botëror në Kongresin e 73-të të FIFA-s që po zhvillohet në Ruanda.

52-vjeçari nuk pati asnjë rival përballë. Infantino do të qëndrojë në presidencën e FIFA-s deri në vitin 2027. Në lidhje me konfirmimin në krye të qeverisë botërore të futbollit, ai deklaroi:

“Premtuam që do të zhvillonim Kupën e Botës më të mirë në histori dhe e mbajtëm fjalën. Premtuam se do të rrisnim të ardhurat e FIFA-s, se do ta bënim atë më transparente dhe se do të rifitonim besimin e sponsorëve.

Ajo që ju premtuam ishte të vazhdonim punën me ndershmëri, të mbronim futbollin, federatat tona dhe tifozët në mbarë botën. Futbolli është simbol i gëzimit, lumturisë, paqes, futbolli bashkon botën

Dhe ka kaq shumë gjëra që mezi presim të bëjmë. Ne jemi këtu për të organizuar gara dhe për ta bërë futbollin të rritet. Kam dëgjuar se ka shumë futboll.

Por në shumicën e botës nuk është kështu dhe kur sheh pasionin për futbollin, duhet të bësh diçka. Është krenari dhe privilegj i madh të jem presidenti i FIFA-s”, deklaroi Infantino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat