Tifozët shpërthejnë ndaj Lionel Messit

Futboll

Tifozët shpërthejnë ndaj Lionel Messit

Më: 16 mars 2023 Në ora: 18:54
Messi dhe Tifozët

Tifozët e PSG-në janë zemëruar me ekipin e zemrës për dështimin e radhës në Champions League.

Edhe pse drejtuesit nuk po kursehen në afrimin e lojtarëve të mëdhenj, në fushë nuk kanë munguar problemet.

PSG nuk shënoi dot gol në asnjë nga dy ndeshjet ndaj kampionëve të Gjermanisë dhe e meritoi eliminimin.

Fitimi i Champions League është kthyer në fiksim në kryeqytetin francez, pasi PSG nuk e ka fituar kurrë më parë këtë trofe.

Tifozët nuk kursejnë as Leo Messin, në hije gjatë dueleve me Bayernin.

Një sektor i rëndësishëm i ultrasve të PSG-së po përgatisin të fajësojnë argjentinasin gjatë ndeshjes së fundjavës.

“Ne do ta vërshëllejmë atë gjatë ndeshjes me Rennes.

Ai paguhet shumë krahasuar me atë që jep në fushë.

Nuk duam që ai të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së”, shprehen disa nga anëtarët ultras të kampionëve të Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat