Dëmtohet veterani spanjoll i mbrojtjes

Futboll

Dëmtohet veterani spanjoll i mbrojtjes

Më: 16 mars 2023 Në ora: 23:32
Ramos

Tjetër ndalesë për Sergio Ramosin në përvojën e tij te PSG.

Ish-lojtari i Sevillas dhe Realit të Madridid është dëmtuar sërish

Ramos, sipas “L’Équipe”, nuk ka mundur ta përfundojë seancën stërvitore të PSG-së.

Për momentin, nuk dihet natyra dhe shkalla e lëndimit.

Qendërmbrojtësi 36-vjeçar u tërhoq herët në ndeshjen e kontrollit mes ekipit të parë dhe të rinjve.

Një problem i ri për Galtier, i cili në fitoren ndaj Brestit (1-2) nuk mund të llogariste katër mbrojtësit e tij të zakonshëm për shkak të lëndimit: Achraf, Kimpembe, Marquinhos dhe Mukiele.

Ramos kishte humbur vetëm dy ndeshje për shkak të pezullimit këtë sezon.

Sezonin e kaluar, megjithatë, ai ishte në gjendje të luante vetëm 13 ndeshje për shkak të lëndimeve. Debutimi i tij erdhi vetëm në muajin nëntor 2021 me PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat