Del Piero: Napoli është fantastik

Futboll

Del Piero: Napoli është fantastik

Më: 17 mars 2023 Në ora: 11:07
Alesandro del Piero

Alesandro del Piero ka analizuar skuadrat italiane në Champions League.

Aty ku sipas tij Napoli është favoritja jo vetëm prej të triave, por është edhe një ekip që mund të përballë cilindo kundërshtar, ndërkohë që ka pasur kritikat e tij për ekipet e Milanos.

“Napoli është fantastik.

Është para Interit dhe Milanit dhe për sa i përket cilësisë dhe rendimentit që ka, mund të luajë i barabartë me cilindo kundërshtar.

Nga ana tjetër, mendoj se Interi dhe Milani duhet të ngrenë nivelin e tyre nëse duan që të kenë shanse për t’u kualifikuar përtej kësaj faze. I shoh pas Napolit”, tha legjenda e Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat