Infantino për çështjen Negreira: Na shqetëson

Futboll

Infantino për çështjen Negreira: Na shqetëson

Më: 17 mars 2023 Në ora: 12:56
Infantino

Gianni Infantino u rizgjodh president i FIFA-s këtë të enjte edhe për një katër vjeçar tjetër.

Në konferencën për shtyp, presidenti duhej të jepte mendimin e tij për atë që po ndodh në Spanjë në lidhje me “Çështjen Negreira”.

“Sigurisht që unë vëzhgoj gjithçka që ndodh në ekipet kombëtare dhe klube dhe kur ka situata negative jemi të shqetësuar, sepse klubet, veçanërisht ato të mëdha, bëjnë shumë për futbollin, jo vetëm për qytetin apo vendin, por për të gjithë botën”, komentoi Infantino.

“Të gjithë jemi njerëz, bëjmë gabime dhe ajo që ka ndodhur do të analizohet, për shëmbull në Spanjë, për të parë se si mund të zgjidhet.

Kemi pasur kriza në disa vende, në Itali edhe me klube të mëdha të përfshira. Nuk është mirë për futbollin, ne të gjithë duhet të operojmë duke dhënë një shtysë pozitive, nëse është e mundur.

Është e rëndësishme të kuptosh dhe të gjesh zgjidhje”, përfundoi Infantino, presidenti i FIFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat