Salihamixhiç pas shortit: Do të jetë ndeshja më emocionuese në çerekfinalen e Champions-it

Futboll

Salihamixhiç pas shortit: Do të jetë ndeshja më emocionuese në çerekfinalen e Champions-it

Më: 17 mars 2023 Në ora: 14:06
Hasan Salihamixhiç

Bajern Mynih do të sfidojë Mançester Sitin për një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Mundësia për një ribashkim mes Pep Guardiolës dhe klubit nga Mynih por edhe për Erling Haland, i cili është përballur shumë herë me bavarezët kur luante me Borusia Dortmundin.

Një përballje që magjeps drejtorin sportiv, Hasan Salihamixhiç, i cili është i etur të përballet me qytetarët:

“Më pëlqen të luaj kundër skuadrave të mira. Lojtarët tanë janë shumë të përqendruar.

Është një ndeshje e nivelit të lartë. Janë një kundërshtar i vështirë, më i forti për mendimin tim. Është një tjetër finale, pas Parisit.

Ata fituan shumë bindshëm kundër Lajpcig. Do të shohim përsëri Pep Guardiolën.

Mezi pres të jem atje. Haland është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Por ne jemi mbrojtur shumë mirë kundër Parisit. Por unë mendoj se Siti po ecën mirë për momentin.

Mendoj se Siti vs Bajern është ndeshja më emocionuese në çerekfinale. Besoj se do të luajmë më mirë kundër skuadrave më të mira. Këto janë momentet kryesore të sezonit për tifozët”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat