Lewandowski: Kjo gjë më bezdis shumë

Futboll

Lewandowski: Kjo gjë më bezdis shumë

Më: 17 mars 2023 Në ora: 15:35
Lewandowski

Në një intervistë ekskluzive me Martín Ainstein për ‘Diarios de Biciclet’ të raportuar nga ESPN, Robert Lewandowski, sulmuesi i Polonisë dhe Barcelonës, pati mundësinë të fliste për aktualitetin e futbollit duke iu referuar përvojës së tij me Blaugranat, por edhe trajnerëve që ka pasur në karrierë.

Jo vetëm. Polaku ka folur edhe për tifozët dhe si i shohin disa prej tyre lojtarët.

Pasi shpjegoi se dëshiron të luajë edhe për disa vite të tjera dhe se mosha është vetëm një numër, Lewandowski u fokusua në një pikëpamje të përgjithshme që njerëzit dhe tifozët kanë shpesh për futbollistët.

“Ndonjëherë njerëzit harrojnë që ne jemi njerëz dhe mendojnë se jemi makineri, robotë, se nuk mund të kemi ndjenja të këqija apo të jemi në humor të keq”, tha polaku duke theksuar se sa e bezdisshme është kjo.

“Unë sinqerisht nuk pres që të gjithë njerëzit ta dinë dhe ta kuptojnë këtë.

Por në të vërtetë, ka njerëz që me të vërtetë besojnë se ne jemi thjesht një produkt, që kalojmë nga stërvitja në ndeshje dhe kaq. Jo, nuk jemi. Unë kam një jetë”.

Gjatë intervistës, qendërsulmuesi pati mundësinë të flasë edhe për trajnerët që ka pasur në karrierën e tij, duke u ndalur te Klopp i konsideruar “si një baba që të mbështet gjatë gjithë kohës”, por edhe te Guardiola që “më ndryshoi idenë e futbollit”, dhe për Ancelotti-n për të cilin Lewandowski tha: “Më dha besim, më dha atë që ndoshta më mungonte për sa i përket besimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat