Struga kërkon pikë në Shkup

Futboll

Struga kërkon pikë në Shkup

Më: 17 mars 2023 Në ora: 16:20
Sava Radiç

Lideri i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Struga Trim Lum, kërkon pikë në Shkup, ndaj Rabotniçkit.

Ndeshja luhet në stadiumin “Boris Trajkoski”, duke filluar në orën 15.00.

Futbollisti i Strugës, Sava Radiç, beson e shpreson se me një lojë të mirë, mund të kthehen me pikë të plota.

“Kemi një transfertë të rëndësishme në Shkup ndaj Rabotniçkit.

Natyrisht që na pret një ndeshje e vështirë dhe me rëndësi të madhe për ne. Ne e respektojmë skuadrën e Rabotniçkit, por e dimë se çfarë duam dhe për çfarë do të shkojmë në Shkup.

Ne kemi synimin tonë, të fitojmë 3 pikë, po përgatitemi për këtë ndeshje, po stërvitemi mirë, do të jetë një fushë e vështirë sepse moti është i tillë, me shi dhe erë, më e rëndësishme është të plotësojmë kërkesat e trajnerit, të jemi të përqendruar dhe të fokusuar dhe mendoj se nuk do të kemi probleme””, ka thënë futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat