Klubi mitrovicas, pjesë e turneut ndërkombëtar Dana Cup 2023

Futboll

Klubi mitrovicas, pjesë e turneut ndërkombëtar Dana Cup 2023

Më: 17 mars 2023 Në ora: 16:29
Australia

Klubi nga Mitrovica, KF FC Australia, ka marrë ftesë zyrtare për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar Dana Cup 2023, që do të mbahet në Danimarkë.

Ishte klubi që konfirmoi lajmin përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Në këtë turne do të marrin pjesë rreth 1.000 ekipe nga të gjitha kontinentet e botës për grup-moshat e reja.

"Skuadra jonë ka marrë ftesë zyrtare për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar Dana Cup 2023, turne ku marrin pjesë rreth 1,000 ekipe nga të gjitha kontinentet e botës.

Skuadra jonë do të marrë pjesë me grupmoshat e reja ku do të përfaqësoj Kosovën ë në një turne madhështor si Dana Cup”, thuhet në njoftimin e klubit mitrovicas.

Turneu në fjalë do të mbahet prej 24 deri më 29 korrik.

KF Australia ka marrë pjesë edhe në vitet 2018 e 2019.

Ndërkohë, kujtojmë se, klubi garon në Ligën e Dytë të Kosovës, e që ndodhet e teta me 25 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat